Kronikë e zezë

Mafiozi turk me leje qëndrimi në Kosovë është larguar drejt Shqipërisë

Mafiozi turk me leje qëndrimi në Kosovë është larguar drejt Shqipërisë
 

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka thënë se turku Sedat Peker, që u arrestua të martën në Shkup, e që u dëbua drejt Kosovës, nuk ka shtetësi kosovare. Sipas MPB-së, Peker ka vetëm leje qëndrimi dhe se ai tashmë s’gjendet në Kosovë.

Të martën, mediat maqedonase raportuan për Pekerin që përshkruhet si udhëheqës i një grupi mafioz në Turqi. Sipas tyre, ai kishte pasaportë të Kosovës dhe ishte dëbuar drejt Kosovës.