1 perditesime
Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim edhe ndaj dy personave që u përfshinë në vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren

Një muaj paraburgim edhe ndaj dy personave që u përfshinë në vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren
14:27

Një muaj paraburgim edhe ndaj dy personave që u përfshinë në vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj edhe ndaj dy të miturve të cilët dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren, ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit nëpërmjet një komunikate për media.

Për vdekjen e 15 vjeçarit që ndodhi të hënën e kaluar në Prizren është arrestuar edhe i dyshuari kryesor të cilit po ashtu i ishte caktuar ditë më parë masa e paraburgimit prej 1 muaj.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturve: L.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së, L.L. dhe H.G., për shkak të veprës penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, kërkesën e prokurorisë së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së (në kuptim të nenit 61 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur) dhe të njëjtëve i ‘u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të miturve do ti llogaritet prej datës 22.01.2021 deri me datën 21.02.2021”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Gjyqtarja e procedurës për të mitur, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të miturit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

09:06

Dy të rinj arrestohen për vrasjen e 15-vjeçarit në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit në Prizren.

Ata dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje tragjike. Njëri prej tyre është i moshës 17-vjeçare, derisa tjetri i moshës 18-vjeçare.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona, pasi që dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka thënë Osmanollaj.