Kronikë e zezë

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim personit që aksidentoi tre persona

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim personit që aksidentoi tre persona
Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Gjilani ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, të pandehurit i cili kishte goditur me veturë një grua, fëmijën e saj dhe një person tjetër.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.01.2021, i pandehuri duke mos iu përshtatur rregullave të komunikacionit, në vendkalimin e shenjëzuar për këmbësorë ka shkaktuar aksident ndaj të dëmtuarës M.S, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndaj fëmijës së saj L.S., dhe A.Sh., të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Gjilanit.