Ndalohet një i dyshuar në Prishtinë, paraqitej si person zyrtar
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është ndaluar një person në Prishtinë dhe pas kontrollit të veturës është gjetur një çertifikatë dhe një ID, me të cilën i dyshuari më herët ishte prezantuar si person zyrtar.
Policia e ka cilësuar rastin si prezentim i rrejshëm si person zyrtar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas konsultimit me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet.