Kronikë e zezë

Tenton ta godasë me veturë një person, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Tenton ta godasë me veturë një person, arrestohet i dyshuari në Malishevë
 

Një i dyshuar është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka tentuar ta godasë me veturë një person.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima ishte duke lëvizur në këmbë, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm i cili është në procedurë gjyqësore.