Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për një person që organizoi skema piramidale dhe bixhoz

Një muaj paraburgim për një person që organizoi skema piramidale dhe bixhoz
Foto: Ilustrim
 

Një muaj paraburgim i është caktuar një personi për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, nga Gjykata Themelore në Prizren.

Gjykata e ka marrë vendimin pas mbledhjes së dëshmive, nga sekuestrimi i 6 aparateve elektronike për lojëra të fatit të sekuestruara nga Policia, foto dokumentacioni ku shihen aparatet e lojërave, lokali dhe të tjera prova.