Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Gjendet e vdekur një grua në Prizren
 

Të hënën është gjetur e vdekur një grua në banesën e saj në Prizren. Policia ka njoftuar se viktima është gjetur rreth orës 13:30, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore.

Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion ndërsa Policia rastin e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.