Kronikë e zezë

Arrestohen në Pejë katër persona për falsifikim të parasë

Arrestohen në Pejë katër persona për falsifikim të parasë
 

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për falsifikim të parasë. Ata dyshohet se më 23 janar në dy këmbimore në Pejë, kanë bërë këmbim të 2500 dollarëve për në euro, të cilat ishin false.

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar Z.K. (1982), H.K. (1988), E.K. (1988) dhe E.K. (1984).