Kronikë e zezë

6 vjet dënim me gjobë ndaj dy personave që keqpërdoren seksualisht një grua me çrregullime mendore

6 vjet dënim me gjobë ndaj dy personave që keqpërdoren seksualisht një grua me çrregullime mendore
 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 6 vjet dënim me gjobë dy të pandehur në Ferizaj, për veprat penale “trafikim me njerëz” dhe “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurve, të pandehurin H.B. e shpalli fajtor për veprën penale trafikimi me njerëz dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 300 euro, ndërsa të pandehurin B.B. i akuzuar për veprën penale “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet.