Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave në lidhje me rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Turqisë

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave në lidhje me rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Turqisë
Foto: Ilustrim
 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me iniciale D.G, V.K, dhe Rr.S. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit D.G, V.K, kanë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.