Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim burrit që rrëmbeu një vajzë nën kërcënim të armës

Një muaj paraburgim burrit që rrëmbeu një vajzë nën kërcënim të armës
Foto: Ilustrim
 

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit B.Sh. për privim të kundërligjshëm të lirisë, nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Me datë 18.02.2021, rreth orës 17:25min, me përdorim të armës dhe maskës e privon kundërligjshëm personin tjetër nga liria, me qëllim për ta detyruar të dëmtuarën në bashkëjetesë, në atë mënyrë që pasi pajiset me armë, maskë dhe brisk, merr veturën e tij, e përcjellë të dëmtuarën dhe pasi vëren që e njëjta ishte rrugës me babain e saj, ndalon veturën dhe pasi del nga vetura, nën kërcënim me armë dhe i maskuar, e fut me forcë në veturë të dëmtuarën dhe largohet në drejtim të panjohur deri sa pas aksionit të policisë të njëjtit arrijnë ta gjejnë dhe arrestojnë, pas arrestimit të pandehurit ia konfiskojmë armën për të cilën është konstatuar se nuk ka leje nga organet kompetente”, ka sqaruar rrethanat përmes një komunikate Gjykata e Pejës.