Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për tre të dyshuarë në Gjilan për posedim të armëve dhe lëndim trupor

30 ditë paraburgim për tre të dyshuarë në Gjilan për posedim të armëve dhe lëndim trupor
 

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve B. T., A. T. dhe A. S., nën dyshimin për mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit pa kurrfarë shkaku e kanë goditur të dëmtuarin F. G. në mënyrë të pamëshirshme me boksa dore dhe këmbë duke treguar shkallë të lartë të disponimit kriminal ndaj integritetit trupor të të dëmtuarit në fjalë, po ashtu i pandehuri B. T. në çantën e dorës ka poseduar revolen e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë, ndërsa tek i A. S. është gjet shufër gome, mjet ky i përshtatshëm për marrjen e jetës ose shkaktimin e lëndimeve të rënda ndaj personit tjetër.