Kronikë e zezë

Prokuroria njofton se në rastin “Thesari” janë ngrirë 34 llogari bankare

Prokuroria njofton se në rastin “Thesari” janë ngrirë 34 llogari bankare
 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar lidhur me rastin “Thesari”. Përmes një njoftimi është bërë e ditur se janë ngrirë 34 llogari bankare, të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K.Sh, pronar i (LDA Group Sh.p,k).

Deri më tani, sipas Prokurorisë, janë intervistuar bartës të llogarive në të cilat janë transferuar të hollat, është bërë intervistimi i dëshmitarëve, analizimi i dokumentacionit, hetimi financiar dhe identifikimi i pronave, derisa siç dihet dy persona janë në paraburgim.