Kronikë e zezë

Dënohet me 18 vjet burgim gruaja që vrau të dashurin në Ferizaj më 2018

Dënohet me 18 vjet burgim gruaja që vrau të dashurin në Ferizaj më 2018
 

Me 18 vjet burgim është dënuar një grua për vrasjen e të dashurit të saj, më 31 gusht 2018. Siç ka njoftuar Gjykata Themelore në Ferizaj, e pandehura M.P. është dënuar për vrasje me 17 vjet dhe me dy vjet për armëmbajtje, ndërsa dënimi unik është në kohëzgjatje prej 18 vjetësh.

Sipas njoftimit, e pandehura më 31 gusht të 2018-s kishte vrarë të dashurin e saj Avdyl Kçikun, brenda veturës duke shtënë në drejtim të tij dy herë me armë zjarri, duke e qëlluar në shuplakë të dorës së djathtë dhe një herë në nofullën e djathtë.