Kronikë e zezë

I ofron policit 10 euro ryshfet që ta lejojë ta kalojë kufirin, arrestohet shqiptari i Maqedonisë

I ofron policit 10 euro ryshfet që ta lejojë ta kalojë kufirin, arrestohet shqiptari i Maqedonisë
 

Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve në pikë kalimin kufitar në Glloboçinë i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor, me qellim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi që i njëjti kishte të ngarkuar karburant me shumë se që është e lejuar.

Të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e doganës.