Kronikë e zezë

Ndalohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet për bixhoz të paligjshëm dhe mashtrim

Ndalohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet për bixhoz të paligjshëm dhe mashtrim
 

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se sot rreth orës 13:50, ka ndaluar të pandehurin B.R., zyrtar policor në Stacionin Policor në Gjilan, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Mashtrim’’.

Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan, është realizuar bastisja në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Përlepnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një telefon Samsung, një kartelë Vala, një kartelë Ipko, një tabletë i markës Lenovo, një kompjuter i markës HP si dhe një USB.