Kronikë e zezë

Arrestohet kosovari 57-vjeçar në Morinë, ishte në kërkim nga UNMIK-u për “vrasje e ngelur në tentativë”

Arrestohet kosovari 57-vjeçar në Morinë, ishte në kërkim nga UNMIK-u për “vrasje e ngelur në tentativë”
Foto: Koha/Ilustrim
 

Policia në Shqipëri ka arrestuar një 57-vjeçar nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK-u për "vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese" dhe "mbajtja pa leje e armëve luftarake".

A.B., banues në fshatin Tërrnavë të Podujevës, u arrestuar gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Morinë.