Ndalohen për 48 orë drejtori i KPK-së dhe asistentja e tij

Ndalohen për 48 orë drejtori i KPK-së dhe asistentja e tij
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se me urdhër të saj është shoqëruar për intervistim Drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Të dy, sipas njoftimit, janë ndaluar për 48 orë.
Sipas njoftimit, të lartcekurit janë shoqëruar në Polici për t’u intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.
“Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet. Kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë”, thuhet në njoftim
Shoqërohen në Polici dy zyrtarë të Këshillit Prokurorial, dyshohen për korrupsion
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy zyrtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës janë shoqëruar në Polici për intervistim. Policia i ka thënë KOHËS se ndaj tyre janë ngritur dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona”, ka thënë shkurtimisht Policia.
KOHA ka mësuar se një nga të shoqëruarit është një grua, që mban pozitën e asistentes së drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqit.
Arrestohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi
Është arrestuar drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.
Burime kanë njoftuar për KOHËN se Krasniqi është arrestuar në mëngjesin e sotëm. Rasti ka të bëjë me dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Burimi i KOHËS ka njoftuar se në Polici është shoqëruar edhe një zyrtare me dyshime për përfitim të jashtëligjshëm të pasurisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ndalohet një person, u fut në Kosovë me 15 pako municion

Policia gjen armë te një i mitur në një shkollë në Skenderaj

Një muaj paraburgim ndaj një personi në Kaçanik, dyshohet për vjedhje të rëndë

Dënohet me një vjet burg dhe 300 euro gjobë një person në Prizren

Zhduket një burrë në Prishtinë

Arrestohet e pastaj lirohet një i dyshuar për keqtrajtim të fëmijëve

Arrestohen dy persona në Graçanicë për kalim ilegal të kufirit

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për vrasjen e 2018-s në Gjakovë

Gjobiten 13 persona në Ferizaj që u kapen duke luajtur bixhoz

Aksident në Grabanicë të Klinës, vdes një person

Gjendet i vdekur një 53-vjeçar, dyshohet se bëri vetëvrasje
