Kronikë e zezë

Një dëshmitar dërgohet në mbajtje për dëshmi të rreme në rastin e vrasjes së Pajazitajt

 

Me dëgjimin e dy dëshmitarëve ka vazhduar seanca gjyqësore në rastin kundër Naser Pajazitajt, i akuzuar se në vitin 2015 me armë e në mënyrë mizore e kishte privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Në dëshminë e tij H.P. në disa pyetje të parashtruara nga ana e prokurores, trupit gjykues dhe nga avokati i të akuzuarit, ka dhënë përgjigje të rrejshme të cilat nuk përputhen me përgjigjet e tij të dhëna më 2019-n në Polici.