Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, tentoi të futej ilegalisht në Kosovë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, tentoi të futej ilegalisht në Kosovë
Foto: KOHA
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi kishte tentuar të futej në Kosovë pa dokument identifikimi.

Rasti ka ndodhur të hënën në Vërmicë rreth orës 05:15 ku pas intervistimit, është kuptuar se i dyshuari është futur ilegalisht në territorin e Kosovës. Më pas është dëbuar në Shqipëri dhe rasti është në hetime.