Kronikë e zezë

Dorëzohet në Polici i dyshuari që kishte goditur për vdekje një person në Ferizaj

Dorëzohet në Polici i dyshuari që kishte goditur për vdekje një person në Ferizaj
 

Është dorëzuar në Polici në Ferizaj sot rreth orës 17:30, B.SH., i cili dyshohet se e ka goditur për vdekje një person në një parking të një pompe të derivateve në fshatin Bibaj të Ferizajt, më 21 shkurt.

B.SH. ishte konfrontuar me një 50-vjeçar për motive të panjohura dhe e kishte goditur atë me grusht. 50-vjeçari kishte rënë me kokë në tokë dhe ishte dërguar në ambulancë nga B.SH., i cili më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.