Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që e rrahu për vdekje një person në Ferizaj

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që e rrahu për vdekje një person në Ferizaj
 

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit B.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Shkurt 2021, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e një pompe të derivateve, i pandehuri B.SH., me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor tani të ndjerit A.L., ku pas një fjalosje, i njëjti e ka goditur me grusht në fytyrë, me ç ‘rast si pasojë e kësaj goditje është rrezuar në tokë-beton dhe ka pësuar lëndime trupore dhe si pasojë e lëndimeve i njëjti ka vdekur.