Kronikë e zezë

Arrestohet për vjedhje të druve, rezulton se ishte i dënuar me burgim për tjetër vjedhje

Arrestohet për vjedhje të druve, rezulton se ishte i dënuar me burgim për tjetër vjedhje
Foto: Koha / Ilustrim
 

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se kishte kryer vjedhje të druve. Megjithatë, gjatë verifikimit të tij, është kuptuar se bëhej fjalë për një person që kishte qenë i dënuar me burgim për një tjetër vjedhje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Policisë në Pejë, sot pas mesnate, Policia kishte ndalur një veturë “Golf” me dyshimin se në të kishte të ngarkuar dru.