Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në udhëkryqin e Lipjanit, ka të lënduar

Aksident i rëndë në udhëkryqin e Lipjanit, ka të lënduar
Foto: KOHA
 

Para pak minutash në një aksident në hyrje të Lipjanit janë lënduar disa persona. Aksidenti ka ndodhur, pikërisht në udhëkryqin që e lidhë fshatin Suhadoll dhe magjistralen Prishtinë-Shtime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe të emergjencës. Në këtë aksident janë të përfshirë disa vetura dhe një automjet transportues të mallrave. Burime të Kohës brenda Policisë kanë thënë se ende nuk dihet saktësisht numri i të lënduarve.