Kronikë e zezë

Një 4-vjeçar goditet për vdekje nga vetura në Carallukë

Një 4-vjeçar goditet për vdekje nga vetura në Carallukë
Foto: Ilustrim
 

Një fëmijë 4-vjeçar është goditur sot (13:30) për vdekje nga një veturë në rrugën rajonale që kalon nëpër fshatin Carallukë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Sipas njoftimit të Policisë, fëmija është dërguar menjëherë në QKMF-në e Malishevës, por nuk ka mbijetuar nga plagët.