Kronikë e zezë

Arrestohet edhe një person i dyshuar për një vrasje në Mitrovicë muajin e kaluar

Arrestohet edhe një person i dyshuar për një vrasje në Mitrovicë muajin e kaluar
 

Është arrestuar personi i dytë në lidhje me një rast vrasje në Mitrovicë më 12 shkurt të këtij viti. B.H. 24-vjeçar është arrestuar i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e 23-vjeçarit M.K.

M. K. Kishte humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa dy persona tjerë kishin mbetur të plagosur.