Kronikë e zezë

Aksident mes trenit dhe një automjeti në Fushë-Kosovë, lëndohet një person

Aksident mes trenit dhe një automjeti në Fushë-Kosovë, lëndohet një person
Foto: KOHA
 

Një person ka mbetur i lënduar në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë-Kosovë në një aksident ku është përfshirë një tren dhe një automjet.

Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 07:30, ku i lënduarit është dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.