Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se rrahu gruan e tij

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se rrahu gruan e tij
Foto: KOHA
 

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh F.B. i dyshuar se i ka shkaktuar lëndime të lehta gruas së tij. Gjykata njofton se më 1 mars të këtij viti, i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij ndërsa më pas ka shkelur urdhrin për mbrojtje, të lëshuar nga Themelorja në Prizren.

“Gjyqtari i procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, si dhe faktin se i pandehuri ka shkelur urdhrin mbrojtës të Gjykatës, si dhe duke marrë parasysh rrethanat ku i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka keqtrajtuar në aspektin psikik të dëmtuarën bashkëshorten e tij, e ka fyer dhe e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.