Kronikë e zezë

Plagoset një i mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Plagoset një i mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim/KOHA
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur, për shkaqe ende të panjohura, ka plagosur me armë zjarri një tjetër të mitur në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar dy gëzhoja nga gjuajtja me armë.