Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Foto: KOHA
 

Një person ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë në Prishtinë. Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe personi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin policor.