Kronikë e zezë

Lirohen 7 të dyshuarit për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit

Pamje nga rrahja e dajlit të Nenad Rashiqit në Lapnasellë
 

Departamenti i Gjykatës Themelore në Graçanicë, ka liruar nga paraburgimi shtatë të rinjtë serbë që dyshohen për rrahjen e djalit të politikanit Nenad Rashiq, Nikolës, ka njoftuar Kossev të martën.

Me propozim të prokurorit, Gjykata vendosi për lirimin e katër prej të dyshuarve, kurse për tre të tjerë vendosi burg shtëpiak, mirëpo më pas, edhe kjo u hoq dhe u lanë të lirë, ka njoftuar avokati i njërit prej të dyshuarve, Negovan Sharanoviq për Radio Kim.