Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Rahovec, rrahu gruan e tij

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec pasi dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur të hënën në orën 14:00 ku i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes. Viktima ka pranuar trajtimin mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.