Gjendet i vdekur burri që vrau bashkëshorten shtatzënë në Fier

Gjendet i vdekur burri që vrau bashkëshorten shtatzënë në Fier
Personi që dyshohet se vrau bashkëshorten e tij shtatzënë të mërkurën mbrëma në Fier, Demokrat Medinaj, është gjetur i vdekur sot, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.
Medinaj dyshohet se vrau bashkëshorten, Irvana Hyka (28 vjeç), me thikë në prani të familjarëve të të tjerë.
Çifti ka lënë dy fëmijë të vegjël.
E ndera Hyka, raportohet se ishte 6-javëshe shtatzënë.
“Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur ‘Vija e ngjalës’, është gjetur pa shenja jete shtetasi D.M., 29 vjeç, banues në lagjen ‘Sheq i madh’, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditen e djeshme ka vrarë me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë, raporton Tch.
Në Fier, bashkëshorti vret gruan 6-javëshe shtatzënë
Një krim i rëndë ka goditur një familje në Fier, të mërkurën mbrëma.
Mediat në Shqipëri, raportojnë se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij 6-javëshe shtatzënë.
Viktimë është 28-vjeçarja Irvana Hyka, e cila ka lënë dy fëmijë.
Policia shqiptare është në kërkim të të dyshuarit për vrasje, Demokrat Medinaj, 29 vjeç.
“Autori dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes”, shkruan Tch të enjten.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Arrestohet një person në Graçanicë, i gjenden mbi 800 gramë heroinë

Policia e Kosovës identifikon dy vetura BMW X6, të vjedhura nga viti 2010

Arrestohet një polic, dëmtoi provat nga aksioni për drogë në Zveçan

Policia shqiptare arreston një person, bënte thirrje në rrjete sociale për sulme terroriste

Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë për vjedhje të rëndë

Urdhërarrest për ish-eprorin e lartë policor

Alarmi për bombë në Rektorat, sërish i rremë

Kërkohet paraburgim ndaj 15 të arrestuarve në aksionin “Gropa”

Gruaja në Pejë e lë foshnjën vetëm në ballkon, bashkëshorti e raporton në polici

Arrestohet 21-vjeçari në Shtërpcë që vodhi pajisje të teleferikut

Pesë të lënduar në një aksident në Kaçanik, përfshirë edhe një ushtar i KFOR-it
