Kronikë e zezë

Rrahje mes shtatë personash në Deçan, njëri përfundon në spital

Foto: Ilustrim
 

Shtatë persona janë arrestuar të hënën në Deçan pasi janë përfshirë në një rrahje. Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 15:10 ku në rrahje është përdorur një thikë e cila është konfiskuar më pas.

Të dyshuarit kanë marrë trajtimin mjekësor ndërsa njëri është hospitalizuar në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.