Kronikë e zezë

Treni godet veturën në Pejë, shoferi i veturës merr lëndime të rënda trupore

Foto: Peja City
 

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot paradite mes një treni dhe një veture në fshatin Qyshk të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për KOHËN se i shoferi i veturës ka marrë lëndime serioze por është jashtë rrezikut për jetë.