Kronikë e zezë

Një grua sulmohet në Gjakovë, i vidhen tri unaza

Foto: Ilustrim
 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Gjakovë. Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar nga tre persona, të cilët pos lëndimeve trupore ia kanë vjedhur edhe tri unazat që mbante.

Policia ka njoftuar për arrestimin e njërit prej të dyshuarve për këtë rast.