Kronikë e zezë

Në Skenderaj Policia ndalon e pastaj liron një person që organizoi lojëra të fatit

Në Skenderaj Policia ndalon e pastaj liron një person që organizoi lojëra të fatit
 

Një person në Skenderaj është ndaluar e pastaj është liruar me procedurë të rregullt pasi është kapur duke zhvilluar lojëra të fatit.

Në lokalin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar: tre aparate të lojërave të fatit, pesë televizor, një monitor, tri shtëpiza, një printer, tri tiketa dhe 70 € kesh para.