Kronikë e zezë

Prezantoheshin si policë, arrestohen dy persona në Pejë

Prezantoheshin si policë, arrestohen dy persona në Pejë
 

Stacioni Policor në Pejë, të premten ka pranuar informacion nga viktima se deri sa kishte qenë me bashkëshorten me automjet në lëvizje në rrugën magjistrale Istog-Peje në fshatin Vitomiricë, është ndaluar nga një veturë e cila i kishte aktivizuar një lloj alarmi ( dritë vezulluese).

Viktima është ndaluar dhe nga vetura tani e dyshuar kishte dalë njëri nga të dyshuarit dhe ishte prezantuar si polic, i cili sipas viktimës kërkon dokumente dhe fillon t’i bëjë pyetje a ke diçka të dyshuar, pasi që viktima i drejtohet se unë po ju njoh, pastaj i dyshuari menjëherë i kthen dokumentet viktimës e liron dhe largohet.