Kronikë e zezë

Arrestohet një polic, dyshohet se keqtrajtoi një qytetar që s’respektoi masat anti-COVID

Arrestohet një polic, dyshohet se keqtrajtoi një qytetar që s’respektoi masat anti-COVID
 

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një qytetar që nuk respektoi masat anti-COVID.

Qytetari e kishte njoftuar rastin në stacionin policor në Prishtinë, ndërsa paraprakisht ishte shoqëruar në stacionin policor për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID.