Kronikë e zezë

Policia gjen para në vlerë 1030 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, arrestohet një person

Policia gjen para në vlerë 1030 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, arrestohet një person
Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka hasur në një sasi të parave të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, në një veturë.

Gjatë orëve të natës së të premtes, patrulla policore në Skenderaj, ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë, ku pas kontrollit të detajuar janë gjetur 1030 euro dhe është arrestuar një person.