Kronikë e zezë

Paraburgoset një person për rrëmbimin e burrit që ishte zhdukur para tetë ditësh në Lipjan

Paraburgoset një person për rrëmbimin e burrit që ishte zhdukur para tetë ditësh në Lipjan
Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit J.V. për shkak të veprës penale “Rrëmbimi”.

“I pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular”, thuhet për sqarimin e rastit.