Kronikë e zezë

Katër vjet burgim, 10.000 euro gjobë dhe konfiskim i automjetit ndaj një personi në Ferizaj

Katër vjet burgim, 10.000 euro gjobë dhe konfiskim i automjetit ndaj një personi në Ferizaj
 

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka shpallur fajtor dhe i ka shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000 euro të pandehurit me inicialet R.M.

Ai akuzohej se nga muaji janar 2020 deri më 9 tetor 2020, në territorin e komunës së Ferizajt dhe në fshatin Pozhoran - Komuna e Vitisë, në vazhdimësi pa autorizim ka shpërndarë, shitur dhe transportuar substance apo preparate të cilat janë shpall me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që gjatë zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, është konstatuar se i njëjti për një periudhe të gjate kohore, ka furnizuar me substance narkotike të llojit heroine të pandehurit G.H; Xh.F dhe B.I., ndërsa më 09.10.2020 pas marrëveshjes paraprake përmes telefonit me të pandehurin B.R. lidhur me shitblerjen e substancës narkotike, i njëjti nga njësia e DHTN-së, kapet në flagrance në dalje të fshatit Pozhoran dhe gjatë kontrollit në veturën e tij, në pjesën e sipërme të timonit, është gjetur dhe sekuestruar një paketim me shirit ngjitës me ngjyrë të zezë e mbushur me substance narkotike të llojit heroine në sasi prej 71 gram dhe një peshore digjitale. Ndërkaq, me rastin e bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me substance narkotike të llojit heroine me peshe 635.1 gram dhe një paketim me peshë 314.2 gram të cilat i njëjti i kishte poseduar me qellim te shpërndarjes, shitjes, ose ofrimit për shitje, ndërsa pas ekzaminimit ka rezultuar se i njëjti ka poseduar në total 292.5 gram substance narkotike të llojit heroine, ndërsa pjesa tjetër prej 595.17 gram përmban acetum minofen dhe kafeine.