Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për plagosjen e një personi në Podujevë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për plagosjen e një personi në Podujevë
 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.H. për shkak të dyshimit te bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit për media, gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.H. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.