1 perditesime
23:00

Arrestohet personi që dyshohet se gjuajti me armë në Hajvali

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar që ka gjuajtur me armë zjarri, në incidentin e sotëm në Hajvali, ndërsa ka konfiskuar edhe armën. Ndaj tij po zhvillohen veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa Policia njofton se hetuesit po bëjnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

21:45

Përleshen mes vete dy persona në Hajvali, njëri mbetet i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar në Hajvali pas një përleshjeje me një dyshuar, të dielën rreth orës 20:30.

Policia i ka thënë KOHËS se i dyshuari ka pasur armë zjarri, ku në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri.

“Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij. Nga hetuesit policor po vazhdon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin policor.