Kronikë e zezë

Shtetasja serbe godet me veturë në Mitrovicë dy fëmijë

Shtetasja serbe godet me veturë në Mitrovicë dy fëmijë
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Serbisë me veturën e saj ka goditur dje në Mitrovicë dy vajza kosovare.

Vajzat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi. Me vendim të gjyqtarit kujdestar, e dyshuara e nacionalitetit serb është urdhëruar të paraqitet më 19 prill (sot) në procedurë të shpejtë.