Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave në Gjakovë për mundësim të prostitucionit

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave në Gjakovë për mundësim të prostitucionit
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj D.M dhe N.B për shkak të veprës penale mundësim ose detyrim në prostitucion në bashkëkryerje.

Personat dyshohen se në korrik të vitit të kaluar kishin shfrytëzuar L.B. për prostitucion, duke i siguruar klientë që paguanin me të holla, në këmbim të marrëdhënies seksuale në një nga hotelet e Gjakovës.