Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 53-vjeçar, dyshohet se bëri vetëvrasje

Gjendet i vdekur një 53-vjeçar, dyshohet se bëri vetëvrasje
 

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Bresalc të Gjilanit, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka theksuar se viktima është gjetur në orët e pasdites, ndërkohë vdekjen e ka konstatuar në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar.