Kronikë e zezë

Ndalohet një person, u fut në Kosovë me 15 pako municion

Ndalohet një person, u fut në Kosovë me 15 pako municion
Foto: Policia
 

Policia e Kosovës ka ndaluar M.B. pasi në pikëkalimin kufitar të Vërmicës pasi kishte hyrë nga Shqipëria në Kosovë me 15 pako municion fishekë.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:45 ku personi është shoqëruar për në stacionin policor për intervistim dhe rasti ka shkuar në procedurë. Municioni është konfiskuar në cilësi të provave materiale.