Kronikë e zezë

Arrestohet një shqiptar në lidhje me sulmin në Nice, ku vdiqën 86 persona

Arrestohet një shqiptar në lidhje me sulmin në Nice, ku vdiqën 86 persona
Foto: AP
 

Mediumet italiane raportojnë se një shqiptar 28-vjeçar, i kërkuar në lidhje me sulmin me kamion në qytetin francez Nice në vitin 2016, ku vdiqën 86 persona, është arrestuar në jug të Italisë.

Agjencia e lajmeve “LaPresse” thotë se policia arrestoi të dyshuarin, të identifikuar si Endri Elenzi, të mërkurën në Sparanise rreth 40 kilometra në veri të Napolit.