Kronikë e zezë

Ndalohet edhe një person lidhur me rastin “Karaçeva”

Ndalohet edhe një person lidhur me rastin “Karaçeva”
 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar edhe një person lidhur me rastin “Karaçeva”. V.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se gjatë vitit 2020 në mënyrë ilegale pati zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në një kazino në fshatin Karaçevë të Kamenicës.